Temperatura rekord në SHBA

Saturday, 20 July 2019 13:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të përfshihen nga temperaturat e larta duke bërë që rreth 200 milion persona të preken nga vala e të nxehtit. Në Kanada priten dhe stuhi të forta për shkak të lagështirës.

Janë rreth 200 milion personat e prekur nga i nxehti i jashtëzakonshme që ka vënë në gjendje alarmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Miduest në bregun lindor, dhe një pjesë të Kanadasë. Parashikohen temperatura rreth 40 gradë, por do të ndjehen më shumë si pasojë e lagështirës së madhe. Nju Jork shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por në rrezik janë edhe qytetet kryesore në verilindje të vendit si: Boston, Filadelfia, Baltimore, Uashington.

Fundjavë është përvëluese në të gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në disa zona të Kanadasë ku vala e të nxehtit konsiderohet si e paprecedentë.

Qyteti i Nju Jork anuloi një sërë aktivitetesh pikërisht për shkak të temperaturave të larta.

Kryebashkiaku De Blazio urdhëroi pronarët e ndërtesave dhe zyrave që të rregullojnë kondicionerët jo më shumë se 26 gradë deri të dielën për të kursyer energji elektrike.

Ai konfirmoi dhe hapjen e e 500 qendrave rifreskimi në qytet. Masa të ngjashme janë marrë dhe në Ditroit dhe në qytete të tjera.

Në Kanada, gjendja e alarmit ka përfshirë Kuebek, Ontario dhe në Skocinë e re. në Toronto temperature ka shkuar deri në 40 gradë dhe pikërisht për shkak  të lagështirës parashikohen stuhi  të forta.

Në Montreal temperatura e kaloi 45 gradë Celsius. Në fillim të javës temperaturat do të shënojnë një ndryshim dramatik, duke rënë në mënyrë të ndjeshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...