Policia në Gjermani ka qëlluar me armë zjarri një person në katedralen e Berlinit.
Departamenti i policisë së Berlinit konfirmoi në një postim në Twitter se një oficer kishte hapur zjarri ndaj një personi, duke thënë se i dyshuari ishte qëlluar në këmbë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forca të shumta policie që kanë rrethuar katedralen, e cila është një nga atraksionet kryesore turistike të kryeqytetit gjerman. Disa media gjermane njoftuan se të paktën dy persona, duke përfshirë një oficer policie, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri.
Stafi në katedrale njoftoi policinë rreth orës 16:00 sipas orës lokale dhe tha se një person ishte “duke sulmuar” në ndërtesë, sipas të përditshmes Berliner Morgenpost.
Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur thuhet se ngjalli panik tek vizitorët, ndërsa po kalonte nëpër katedrale, duke përdorur një thikë, raportonte Daily Welt.