Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet që javën e ardhshme do të organizojë një darkë iftari për të gjithë besimtarët muslimanë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Darka do të shtrohet mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa lista e të ftuarve mbetet ende panjohur. Kjo traditë është ndjekur edhe më herët nga ish-presidentët Klinton, Xhorxh U. Bush dhe Barak Obama.
Presidenti Trump shquhet për një marrëdhënie të tensionuar me komunitetin musliman, pasi gjatë fushatës presidenciale ai bëri thirrje për një ndalim për të gjithë muslimanët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Si president, ai ka kufizuar qytetarët nga disa vende me shumicë muslimane për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.