Tmerr Tuniz, vdesin 48 emigrantë

Hënë, 04 June 2018 10:07

Serish tragjedi në mesdhe.Të paktën 48 emigrantë kanë vdekur pasi varka e tyre u përmbyt në brigjet lindore të Tunizisë. Rreth 60 persona u shpëtuan nga rojet bregdetare.

Vendi është bërë si një rrugë e rëndësishme për emigrantët që përpiqen të kalojnë në Evropë. Ky emigrim vjen për ti shpëtuar trafikantëve të njerëzve në Libi që kanë skllavëruar, torturuar dhe vrarë emigrantët rregullisht.

Në varkën e fundit ndodheshin 180 vetë, mes të cilëve 100 tunizianë, tha Ministria e Brendshme e vendit.

Varka ndodhej 5 mijë nga Ishujt Kerkennah dhe 16 milje detare nga qyteti i Sfax, tha Ministria. Operacionet e shpëtimit u pezulluan mbrëmjen e së dielës, por do të rifillojnë mëngjesin e së hënës, thanë zyrtarët.

Një i mbijetuar u shpreh për Reuters se kapiteni kishte braktisur anijen pasi ajo filloi të zhytet për t'i shpëtuar arrestimit nga roja bregdetare. Një tjetër i mbijetuar ka treguar se anija kishte një kapacitet maksimal prej 90 vetësh, rreth gjysma e numrit të njerëzve që ishin në bord.

"Ne mund të prekim ujin me duar dhe uji po vinte drejt varkës,"-u shpreh ai. "Ata që mundën të largoheshin, u larguan ndërsa të tjerët u mbytën. Qëndruam atje deri në orën pesë të mëngjesit, pastaj erdhën peshkatarët për të na ndihmuar dhe pastaj erdhi ushtria".

Tunizianët e papunë dhe afrikanët e tjerë shpesh kërkojnë të kalojnë detin Mesdhe me anije të improvizuara nga Tunizia në Sicili të Italisë.  Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe përmbytja e varkës, gjatë një vizite në Sicili tha se ishulli nuk mund të jetë më "kampi i refugjatëve të Evropës".


Login to post comments