I akuzoi si pro-rusë, reagon Salvini: Soros, një spekulant i paskrupullt

Hënë, 04 June 2018 10:32

Multimiliarderi amerikan George Soros ka dalë hapur kundër qeverisë së re italiane duke hedhur akuza të forta ndaj dy forcave politike që përbëjnë koalicionin qeverisës, Lidhja e 5 Yjet.

I ftuar në Festivalin e Ekonomisë që u zhvillua në qytetin italian të Trentos, George Soros ka dhënë një mesazh të fortë kritik ndaj ekzekutivit të Giuseppe Kontes. "Jam shumë i preokupuar, tha ai, se qeveria e re italiane është mjaft pranë Rusisë. Të dy forcat politike qeverisëse kanë kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë"

"Putin, u shpreh milarideri ameikan, kërkon të dominojë Europën, nuk do ta shkatërrojë, por ta shfrytëzojë për aftësitë e saj prodhuese, ndërsa ekonomia ruse nën sundimin e Putin mund të shfrytëzojë vetëm lëndën e parë dhe njerëzit."

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini. "Nuk kemi marrë kurrë 1 lirë, 1 euro, 1 rublo nga Rusia, ka deklaruar Salvini. Konsideroj Putin, tha ai, ndër më të mirët nga krerët e shtetit, por më vjen turp nga fakti që në Itali ftohet të flasë një spekullues pa skrupull si zoti Soros."

Login to post comments