Një baba braktisi në rrugë foshnjen 3 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Kamerat kanë filmuar momentin kur babai puthin fëmijën para se ta linte në derën e një kishe në Kerala, Indi. 32-vjeçari u identifikua dhe u shoqërua në polici.
Gjatë marrjes në pyetje, ai tha se ishte turpëruar publikisht për të pasur një fëmijë të katërt. Pamjet e kamerave të sigurisë u transmetuan në disa televizione. Policia arrestoi 32-vjeçarin dhe gruan e tij 28-vjeçare. Ata i thanë policisë se gruaja ishte talluar nga njerëzit që kishte mbetur përsëri shtatzënë.
Çifti u akuzua për braktisjen e fëmijës nën 12 vjeç nga prindi ose personi që kujdesej për të. Fëmija u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë.