Takimi Kim Jong-Trump, Koreja e Veriut shkarkon 3 ushtarakë të lartë

Hënë, 04 June 2018 12:21

Tri zyrtarët më të lartë ushtarakë të Koresë së Veriut janë larguar nga postet e tyre, një lëvizje që sipas analistëve mund të përforcojë edhe më tej përpjekjet e udhëheqësit të ri të vendit komunist t’i japë një shtysë zhvillimit ekonomik dhe angazhimit me pjesën tjetër të botës.

Kim Jong-un po përgatitet për samitin e shumëpritur me presidentin amerikan, Donald Trump, që do të mbahet më 12 qershor në Singapor, i pari i këtij lloji mes një udhëheqësi koreano-verior dhe një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtari amerikan, që njoftoi lajmin mbi ushtarakët në kushtet e anonimatit, komentoi kështu një raport të agjencisë koreano-jugore të lajmeve “Yonhap”, që kishte lënë evazive zëvendësimin e 3 ushtarakëve më të lartë të Koresë së Veriut.

Motivet e Kim Jong-unit mbetet ende të paqarta, por analistët thonë se ky riformatim i lejon atij dhe partisë në pushtet të forcojë kontrollin mbi Ushtrinë Popullore Koreane (KPA), në një kohë kritike angazhimi ndërkombëtar dhe zhvillimesh të brendshme.

“Nëse Kim Jong-uni pritet të bëjë paqe me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, e të lërë mënjanë të paktën një pjesë të programit bërthamor, atij do t’i duhet të forcojë ndikimin ndaj ushtrisë dhe ta ruajë atë edhe më tej”, tha Ken Gause, drejtor i grupit të çështjeve ndërkombëtare (CNA), një organizatë jofitimprurëse që merret me kërkimet dhe analizat.

“Ky riformatim ka nxjerrë në pah zyrtarët që mund ta bëjnë pikërisht këtë gjë. Ata janë besnikë të Kim Jong-unit dhe të askujt tjetër”.

Trump rigjallëroi shpresat për samitin e Singaporit gjatë së premtes, edhe pse një javë më parë e kishte anuluar atë.

Login to post comments