Presidenti Trump kritikon hetimet e prokurorit të posaçëm

Hënë, 04 June 2018 23:07

Presidenti Trump thotë se studiuesit ligjorë kanë konfirmuar se ai ka "të drejtën absolute për të falur" veten, por e vuri në diskutim nëse do ta bënte ose jo një gjë të tillë, përderisa nuk ka "bërë asgjë të keqe" në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Duke komentuar të hënën në Twitter, zoti Trump e quajti përsëri hetimin e drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller si "një gjueti shtrigash që nuk po përfundon kurrë". Të dielën, avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani tha se presidenti, që ka falur tre figura konservatore të dënuar për krime "nuk ka synim të falëveten".

Por zot Giuliani shtoi se "do të ishte një pyetje e hapur" nëse mund ta bënte një gjë të tillë, megjithëse e pranoi që do të ndodhte një stuhi politike në Shtetet e Bashkuara, nëse kjo ndodhte. "Është e paimagjinueshme që ai të falë vetveten dhe ndoshta do të sillte si rezultat menjëherë ngritjen e akuzave për shkarkim", tha zoti Giuliani për televizionin NBC.

Në një postim tjetër në Twitter, zoti Trump tha se emërimi i zotit Mueller para një viti, me gjithë kundështimet e tij, "është krejtësisht JOKUSHTETUES!" Zoti Giuliani tha në televizionin ABC se është "një pyetje e hapur" nëse zoti Trump do t'u përgjigjet pyetjeve nga anëtarë të ekipit të zotit Mueller, por se avokatët e tij po anojnë nga vendimi për të mos ta lejuar atë që të intervistohet.

Zoti Giuliani tha në televizionin ABC se është “një pyetje e hapur” nëse zoti Trump do t’u përgjigjet pyetjeve nga anëtarë të ekipit të zotit Mueller, por se avokatët e tij po anojnë nga vendimi për të mos ta lejuar atë që të intervistohet.

Zoti Trump ka thënë prej kohësh se do që t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit Mueller, por zoti Giuliani tha se “po merr formë” zgjidhja për të mos e lejuar udhëheqësin amerikan të intervistohet. Zoti Giuliani ka lënë të kuptohet se zoti Trump mund të zihet në një kurth padie të rreme dhe të akuzohet se ka gënjyer nën betim, një vepër penale.

Zoti Giuliani, tha se ekipi ligjor i zotit Trump mund të lejojë një intervistë nëse është “e shkurtër dhe vetëm për temën”, por gjasat më të mëdha janë që të mos ta lejojë.

Avokatët e Presidentit Trump argumentuan në një letër me 20 faqe dërguar Prokurorit Mueller në janar, para se zoti Giuliani të bëhej pjesë e ekipit ligjor, se ai nuk mund të detyrohet të dëshmojë dhe se ai nuk ka se si të ketë penguar drejtësinë kur shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey kur ai drejtonte hetimin për Rusinë sepse si president ai ka kompetenca të pakufizuara për të ndërprerë hetimin.

Zoti Giuliani e quajti letrën, për të cilën njoftoi së pari gazeta “The New York Times”, "shumë, shumë bindëse." Ai tha se avokatët e zotit Trump do ta sfidonin në gjykatë çdo përpjekje për ta detyruar Presidentin Trump t’u përgigjej pyetjeve. /VOA/

Login to post comments