NATO mobilizon ushtrinë në kufi me Rusinë

Tuesday, 05 June 2018 08:07

NATO ka nisur një stërvitje masive në kufijtë e asaj që konsiderohet rreziku më i madh, Rusisë. Aleanca ka nisur stërvitjen ushtarake të kryesuar nga ushtria amerikane me 18 mijë ushtarë nga 19 vende.

Stërvitja e quajtur “Saber Strike 18”do të vazhdojë në rajon deri me 15 qershor, dhe ka si qëllim të demonstrojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO-s në një kohë kur manovrat ushtarake ruse gjithnjë e më shumë po shqetësojnë anëtarët e aleancës në këtë rajon.

NATO ka vendosur rreth 6 mijë ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni. Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka njoftuar edhe fillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake kombëtare në vend “Stuhia e rrufesë”, me rreth 9 mijë ushtarë.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 08:13
Login to post comments