Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj trajtimit të shqetësimeve të përbashkëta, përfshirë terrorizmin. Ata u takuan të hënën në Uashington, ku biseduan për të zgjidhur tensionet dy palëshe mes dy vendeve aleate të NATO-s.
Pas takimit, zoti Pompeo dhe zoti Cavosoglu dolën me një deklaratë të përbashkët, ku thonin se kishin shkëmbyer pikëmajet e tyre lidhur me çështje dypalëshe dhe rajonale” dhe ritheksuan vendosmërinë e përbashkët për të luftuar terrorizmin e të gjitha formave.
Nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte mbështetja e Uashingtonit për forcta milicore kurde YPG në Siri, në luftën kundër grupit Shteti Islamik.
Ankaraja e cilëson YPG-në një organizatë terroriste, për lidhje me organizatorët e kryengritjes kurde në Turqi.
Qyteti sirian Manbixh, kontrolli i të cilit ju mor Shtetit Islamik, kryesisht nga forcat e milicisë YPG, ka qenë epiqendra e tensioneve mes SHBA dhe Turqisë. Ankaraja thonë se Uashingtoni nuk i qëndroi marrëveshjes, sipas së cilës milicia do të tërhiqej pasi të merrte kontrollin e Manbixhit.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, Pompeo dhe Cavusoglu thanë se "i konsideronin rekomandimet e grupit të punës SHBA-Turqi për Sirinë, si një plan për bashkëpunimin dypalësh në Siri, për çështje të interesit reciprok, që përfshijnë hapa për sigurinë dhe stabilitetin në Manbixh.