Lideri Suprem i Iranit ka sfiduar presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se vendi do të rrisë kapacitetet e saja bërthamore nëse raportet mes dy vendeve vazhdojnë të prishen.
Ayatollah Ali Khamenei iu ka thënë shkencëtarëve iranianë që të rrisin kapacitetin e pasurimit të uraniumit nëse marrëveshja bërthamore më SHBA’të do të prishet.
Agjentët e Pentagonit besojnë se çdo lëvizje e tillë do të mund të detyronte vendin e Lindjes së Mesme që të ndërtojë një armë bërthamore.
Tensionet mes Washington’it dhe Teheranit rifilluan pasi Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, nën pretendimin se kjo marrëveshje nuk do ta ndalonte vendin që të zhvillojë kokat bërthamore.