5 Qershori shënon Ditën Botërore të Mjedisit, e cila është zgjedhur nga OKB-ja në vitin 1974. Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin dhe veprimin në mbarë botën në kuadër të mbrojtjes së mjedisit. Dita Botërore e Mjedisit është "dita e njerëzve" për të bërë diçka për t'u kujdesur për Tokën dhe është shndërruar tashmë në një platformë globale.
Çdo Ditë Botërore e Mjedisit është e organizuar rreth një teme që përqendron vëmendjen në një shqetësim të veçantë mjedisor. Tema e këtij viti është lufta kundër plastikës.
Tema fton të gjithë të marrin në konsideratë se si mund të bëjnë ndryshime në jetën e tyre të përditshme për të zvogëluar barrën e rëndë të ndotjes plastike në vendet tona natyrore, kafshët tona të egra dhe shëndetin e tyre. Plastika ka marrë një përdorim të gjerë në përditshmërinë tonë për shkak të prakticitetit, por me pasoja të rënda mjedisore.
Çdo vit Dita Botërore e Mjedisit festohet në një shtet të caktuar. Për 2018 është zgjedhur India. Kryeministri Narendra Modi do të drejtojë një ngjarje që shënon sot Ditën Botërore të Mjedisit. Ai gjithashtu do të vizitojë ekspozitën e ngritur me rastin në lëndinat Rajpath. /55news.al/