Afërsisht rreth 100 zjarrfikës janë duke “luftuar” me flakët e zjarrit, të cilat shpërthyen në një hotel me 5 yje në Londër pasditen e sotme.
Tymi është shpërndarë menjëherë duke u bërë zjarrin të dukshëm në të gjithë Londrën.
Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se kanë më shumë se 35 telefonata për rënien e zjarrit.
Shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar nuk dihen ende.