Një helikopter Chinook u ul me vetëm dy rrota në mal për të marrë një alpinist dhe gjashtë persona të tjerë në Oregon, SHBA.
Pamje dramatike tregojnë momentin që helikopteri u ul me pjesën e pasme në majën me dëborë të malit ‘Hoodit’, ndërsa alpinisti u ngjit në bord.
Pas shpëtimit dramatik, alpinisti i plagosur ndodhet në spital.
Zyrtarët thanë se alpinisti ndodhej në mal, kur kërkoi ndihmë të enjten, por ekuipazhet e shpëtimit nuk mund të arrinin atje parapara të premtes për shkak të kushteve të motit.