Vajza 6 vjeçare nga El Salvadori, që tronditi botën me lotët e saj pasi e kishin ndarë nga familja në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës është bashkuar më në fund me nënën.
Alison Jimena Valencia Madrid ishte regjistruar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut teksa qante e vetme në kampet që Donlad Trump ngriti në kufi, ku fëmijët ndaheshin nga prindërit në kuadër të politikës “Zero tolerancë” për emigracionin e paligjshëm.
Audioregjistrimi i Alison u bë viral duke u shpërndarë nga mediat amerikane dhe çoi në një reagim të ashpër të opinionit publik kundër Trump.
Pasi qëndruan një muaj të ndara vajza Alison dhe nëna Cindy Madrid, janë ribashkuar të shtunën në mbrëmje në Hjuston dhe vogëlushja duket tepër e lumtur në krahët e saj.