Dy video tronditëse të publikuara nga “Protothema.gr” tregojnë minutat e fundit të 26 personave në Mati, Attica Lindore, pak para se të përfshiheshin nga flakët dhe të gjendeshin të shkrumbuar më pas.
26 personat u gjetën të vdekur në një fushë pranë tavernës së zonës dhe detit. Familje të tëra, burra të vdekur që përqafonin fëmijët e tyre dhe i mbanin në krahë u gjetën në skenat e tmerrshme që ishin krijuar në zonë.
Ata duket se ishin përpjekur për të arritur në det për të shpëtuar nga flaket, por u përfshinë nga flakët qe u përhapen me shpejtësi brenda pak minutash.