Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavusoglu ka deklaruar se Turqia është e gatshme të ofrojë çfarëdolloj ndihme për shuarjen e zjarrit në Greqi.
Në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Qipros Veriore Mustafa Akinci, shefi i diplomacisë turke shprehu pikëllimin e tij ndaj situatës tragjike të ndodhur së fundmi në Greqi.
“Dua të shpreh ngushëllime për popullin dhe qeverinë e Greqisë. Këtë mëngjes i kam bërë një thirrje telefonike ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias. E ngushëllova dhe i treguam se jemi të gatshëm për ndihmë.
Më pas ai duke biseduar me ministrin në fjalë tha se momentalisht nuk kanë nevojë për një ndihmë të tillë dhe më falënderoi”, tha Çavusoglu duke shtuar se Kotzias i ka thënë gjithashtu se për pak do të fillojnë reshjet e shiut.