Rrëqethëse: Vogëlushja u hodh që t'i shpëtonte zjarrit, u përplas tek shkëmbinjtë

E mërkurë, 25 July 2018 10:18

Greqia ndodhet në shok. Qindra njerëz të humbur, të lënduar dhe 77 viktima, këto janë bilancet e zjarreve që pushtuan Matin në Athinë.

Një dëshmitare në fshatin e Matit, ku ndodhi zjarri masiv ka rrëfyer për median greke "newssit.gr" një moment rrënqethës që ka parë kur një vogëlushe është hedhur në det për tu shpëtuar flakëve, por ishte përplasur me shkëmbinjtë.

"Kur u afrova pashë që vajza kishte vdekur menjëherë. Ajo kishte gjithashtu djegie të shumta në trup.

Ishte si 11 Shtatori, më kujtoi njerëzit që hidheshin nga Kullat Binjake" u shpreh Maria Patsiou.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 10:27
Login to post comments