“Po vjen tërmeti që do të vrasë 40 milionë njerëz"

E mërkurë, 25 July 2018 10:25

Tërmetet janë dukuri natyrore që në pak raste parashikohen, por një shkencëtar ka paralajmëruar për një tërmet të fuqishëm

“40 milionë njerëz do të vdesin nga një tërmet i fuqishëm, i cili do të ndajë kontinentet, duke ndryshuar formën e planetit tonë përgjithmonë”, 

Është ky paralajmërimi që vjen nga shkencëtari Keshe Ëarns, i cili thotë se kjo ngjarje do të jetë e pashmangshme.

Doktor Keshe Ëarns, i cili ka studiuar inxhinieri nukleare në Universitetin e Londrës thotë se tërmeti i fuqishëm, që ai e ka cilësuar si mega tërmet, do të ndajnë Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, si dhe do të formojë cuname më disa metra lartësi.
Megjithëse nuk shpjegon se kur mund të ndodh kjo katastrofë ai mendon se tërmeti do të jetë me një magnitudë nga 20 deri në 24 ballë.

“Duke studiuar tërmetin e fundit që goditin Kilin, unë mendoj se ky tërmet që i ri do të jetë i pashmangshëm. Këto janë përfundimet e mia, ajo që ne kemi parë në shtatë ditët e fundit është këto janë tërmete të rrezikshme, të fuqishëm në magnitudë dhe që nuk kanë ndodhur më parë.” , thotë ai.
Pavarësisht se autoritetet amerikane nuk i besojnë fjalëve të këtij shkencëtari, ato janë vënë në gatishmëri dhe po trajnojnë njerëzit në rast të një situatë ku mund të bjeri tërmet.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 10:26
Login to post comments