Prifti grek habit me deklaratën: Zjarri është zemërimi i Zotit se…

E mërkurë, 25 July 2018 10:48

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras shpalli tre ditë zie, pas zjarrit masiv që përfshiu fshatin Mat të Athinës, ku si pasojë rreth 76 persona ndërruan jetë.

Të shumtë janë ata që pyesin se cili është shkaku i zjarrit, kush e inicioi atë? Deri më tani, ende nuk ka një version zyrtar dhe përfundimtar, por kisha greke dhe më saktë, kreu i Kishës Metropolitane të Aegialia, ka një mendim të tijin, tepër të diskutuar.

Ai e ka konsideruar këtë ngjarje si “zemërim i Zotit, me kryeministrin ateist”.

Prifti Amvrosiou ka shkruar në blogun e tij personal se:

“Kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit”.

Ai, gjithashtu, në postimin e tij e ka quajtur Tsipras një hipokrit, ndërsa i qëndron bindjes së tij se e gjithë kjo tragjedi nuk ishte as më pak dhe as më shumë, mallkim nga Zoti.

Login to post comments