Gjithçka ndodh në një kafene shumë të populluar në distriktin Seyhan të Adanas në Turqi .
Polici 55-vjeçar i dalë në pension fillimisht i shtrëngon dorën dhe e puth në të dy faqet kunatin, ndërsa pas zënkës e qëllon me armë duke e lënë të vdekur.
Agjencia turke e lajmeve ‘DHA’ raporton se shkak për vrasjen mësohet se është bërë një borxh i pakthyer. Ish-polici Talip
Çelik raportohet se i ka kërkuar borxhin e dhënë kunatit Ismet Avci.
Pasi kishte marrë përgjigje negative, Çelik shkon në kafenenë ku ndodhej Avci për të folur ballë për ballë.
Ai e gjen kunatin tek ha akullore, i jep dorën dhe e puth në dy faqet. Por më pas biseda e tyre e shkurtër u kthehet në zënkë.
Në këtë moment 55-vjeçari nxjerr pistoletën dhe qëllon kunatin. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai largohet me qetësi në këmbë.
Klientët e tjerë në kafene ia mbathin nga sytë këmbët. E gjithë ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë.
I plagosuri u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Ndërsa autori i krimit u arrestua nga policia pak kohë pas vrasjes./tvklan