Ishulli i shkatërruar indonezian, Lombok është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë mëngjesin e sotëm.
Thuhet se lëkundjet shkaktuan rrënime të ndërtesave dhe panik tek njerëzit që u munduan të largohen me shpejtësi.
Tërmeti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit të sotëm (9 gusht).
Një tërmet i ngjashëm ndodhi edhe të dielën (5 gusht) ku dhjetëra persona mbetën të pastrehë.
Thuhet se ishulli indonezian do të goditet nga një tërmet tjetër deri në fund të javës.
Punëtorët e shpëtimit ende po gërmojnë në rrënojat dhe po përpiqen të gjejnë personat që kanë mbetur poshtë ndërtesave që prej së dielës.
Kryqi i Kuq ka thënë se incidenti, i cili vrau të paktën 131 vetë, ishte "jashtëzakonisht shkatërrues".
Disa fshatra ishin "shembur plotësisht", tha një zyrtar i Kryqit të Kuq në Lombok, Christopher Rassi.
Numri zyrtar i vdekjeve qëndron në 131, por mediat lokale raportojnë shifra të larta deri në 347.
Qeveria thotë se më shumë se 1,400 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 156,000 janë shpërngulur.
Nuk është e qartë nëse dridhja e fundit ishte një tërmet i ri ose më i fuqishmi nga qindra tronditje të goditura që nga e diela.