SHBA kërcënon serish Turqinë: Gati sanksione të tjera

E Enjte, 16 August 2018 21:42

Pastori amerikan Andrew Brunson, i cili mbahet në arrest shtëpie në Turqi dhe hetohet për përfshirje në akte terroriste, është shndërruar në “mollë sherri” mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Presidenti Trump ka përsëritur disa herë apelin për lirimin e tij, ndërsa ka marrë një sërë masash shtrënguese ndaj Turqisë, të cilat kanë tronditur monedhën vendase Lira.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në një mbledhje me kabinetin e Trump, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të aplikojnë sanksione të tjera ndaj Turqisë, nëse pastori nuk lirohet së shpejti.

“Ne po planifikojmë një sërë masash të tjera ndaj Turqisë, nëse Brunson nuk lirohet. Gjithashtu, kemi mundësi të aplikojmë shumë më tepër sanksione, sesa po planifikojmë”, tha Mnuchin para presidentit amerikan.

Pastori amerikan Andrew Brunson akuzohet për mbështetje të organizatorëve të grushtit të shtetit të 2015-ës, në Turqi dhe aktualisht është në arrest shtëpie. Ai ka shërbyer për 22 vite si pastor në Turqi, ndërsa nëse shpallet fajtor, rrezikon të përballet me një dënim prej 35 vitesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...