Vapë e madhe në Kolumbi, doktori habit me këshillën e tyre

Premte, 17 August 2018 18:04

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek. Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin.

Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius. “Nëse njerëzit nuk rrinë dot pa bërë seks, të paktën të presin natën që është më fresk”, tha Salas. Ai shtoi: “Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni”.

Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.

Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Vala e nxehtësisë, që filloi në qershor, do të vazhdojë për javët e ardhshme.

Modifikuar më Premte, 17 August 2018 18:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...