Një zjarr në Irlandë zbulon një mesazh të Luftës së Dytë Botërore

Premte, 17 August 2018 22:42

Në County Wicklow, Irlandë ra zjarr dhe në terrenin e përfshirë nga flakët doli një mesazh i fshehur që i përkiste Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për fjalën Eire (emri për vendin në gjuhën irlandeze) e gdhendur në gur në një vend në afërsi të bregut.

Sipas autoriteteve janë krijuar 83 mesazhe të tilla të ngjashme në brigjet e Irlandës dhe për këtë janë nevojitur 150 tonë gurë. Cili ka qenë qëllimi? Irlanda ishte neutrale gjatë Luftës, kështu që këto mesazhe shërbenin për të paralajmëruar pilotët bombardues  të të dy kaheve që po fluturonin në territor të një vendi që nuk merrte pjesë në luftë.

Në 30 maj 1941 avionët e “Luftwafe” kishin bombarduar disa lagje të Dublinit, pavarsisht politikës së neutralitetit të ndërmarrë nga qeveria. Në fillim u tha se ishte një paralajmërim nga ana e Gjermanisë në mënyrë që qeveria irlandeze të mos u jepte ndihmë aleatëve, por më vonë qeveria gjermane tha se ishte një gabim dhe u ofrua të paguante dëmshpërblimin ekonomik që e pagoi pas mbarimit të Luftës. Kjo është arsyeja që autoritetet vendosën të krijonin këto sinjale të bëra me gurë për t’ua bërë të ditur pilotëve që po fluturonin mbi territor neutral. / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...