Suedia sot voton - Pritet fitore e djathtistëve

Diel, 09 September 2018 12:52

Sot 7,3 milionë suedezë zgjedhin parlamentin e ri të vendit. Sipas sondazheve, partia ekstremiste e djathtë, „Demokratët Suedezë“ ndodhet para një suksesi të madh, kurse partitë tradicionale para një dileme.

Për një kohë të gjatë, Suedia konsiderohej si shtet model për çështjet sociale dhe miqësor ndaj të huajve. Por pasi në tre vitet e fundit në vend erdhën 300.000 emigrantë, për banor ky vend ka më shumë të huaj se çdo vend tjetër, gjendja ndryshoi. Nga kjo përfituan „Demokratët Suedezë", SD, një parti ekstremiste e djathtë dhe armiqësore ndaj të huajve. Vlerat e saj u rritën shumë, deri në 20%,  madje disa vëzhgues mendojnë se kjo parti mund të marrë një të tretën e votave.
Rënia e socialdemokratëve
Parlamenti i ri suedez me 349 votat e tij pritet të ndodhet para bisedimeve të vështira dhe të gjata për krijimin e qeverisë së re. Me gjasë, socialdemokratët qeverisës rreth kryeministrit, Stefan Löfven mund të mbledhin më shumë vota, por sondazhet parashikojnë rënien në 25%, krahasuar me 31% në mandatin e kaluar. Kështu ata bashkë partinë e Gjelbër nuk pritet të kapin mazhorancën e duhur. Për shkak të hovit të madh të demokratëve suedezë djathtistë, shihet e pamundur një aleancë e katër partive konservatore dhe liberale. Dy blloqet kryesore politike e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me SD, një parti armiqësore edhe ndaj BE.
Frika nga rënia sociale dhe dhuna
Në Suedi është rritur, ashtu si edhe në Gjermani, një frikë e paqartë, megjithë rritjen ekonomike dhe papunësinë e ulët, të cilën e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë. Socialdemokrati, Löfven nuk arriti t'i bindë zgjedhësit, megjithë kthesën në politikën e emigracionit, përmes një politike „ligj dhe rregull". Edhe incidentet e muajve të fundit u dhanë dorë „demokratëve suedezë": Në gusht të rinj benda një nate i vunë zjarrin në jugperëndim të vendit 100 automjeteve, edhe konfliktet mes bandave të dhunshme zënë kryetitujt e gazetave. Për çdo krizë, si psh. ajo e zjarreve në pyje, përgjegjëse u bë qeveria e Löfven, vlerat e së cilës ranë gjithnjë e më shumë në sondazhe. la/(dpa, rtr,afp)

Login to post comments