Europa ime: Europianolindorë, gjermanolindorë dhe perëndimorët mendjendritur

Diel, 09 September 2018 12:55

Njerëzit në Lindje të Europës mendojnë ndryshe nga ata në perëndim. Ata janë më realistë. Kjo vlen si për europianolindorët edhe gjermanolindorët. Idealizmi është për ta porta para ferrit, shkruan Boris Kalnoky.

 Kush është nga Saksonia dhe lexon raportime në mediat (e perëndimit gjerman) për vendlindjen e tij, mund të ndjehet si ne në Hungari, kur lexojmë se çfarë shkruajnë mediat gjermane për vendin tonë: "Më shumë mëson aty për gjendjen shpirtërore të autorit që shkruan, se sa për vendin. "Gjermanolindor" është kthyer në një nocion përçmues si "europianolindor".

Të paktën kështu lexohet mes rreshtave, ata në Lindje janë ndryshe. E të jesh ndryshe, kjo është keq, sepse duhet të jesh si perëndimorët. Ata në Lindje kanë mbetur të prapambetur nga ana morale e shpirtërore, budallenj e të tjera. Të bindur ndaj autoritetit, të pamësuar me demokracinë, racistë, armiqësorë kundër të huajve. "Gjermanolindorët" dhe "Europianolindorët" duhet të mësojnë shumë, derisa të jenë aq të përndritur sa autorët e këtyre artikujve. Dhe prandaj ata janë "të mbushur me urrejtje" (pra të këqinj), sepse e kanë lënë pas dore "përballimin e tyre me të shkuarën" dhe nga ana mendore kanë mbetur në diktaturën komuniste madje fashiste. Më e mira që thuhet për ata është se "kanë frikë" që "duhet marrë seriozisht".

Por në fund të fundit ata kanë kaq shumë frikë, sepse janë të pazhvilluar, për të njohur, se realisht nuk ka asnjë problem, veç ndoshta reflekseve të ryre raciste. Pak riedukim përmes "dialogut" duhet të ndihmojë këtu.

Lindja - më shumë se diçka ndryshe

Nuk është diçka e re narrativi i talljes së lindorëve. E re është se një debat i tillë po kalon tek ne në Hungari. Pse janë europianoperëndimorët kaq të verbuar nga ideologjia, saqë nuk dallojnë më të rëndësishmen? A janë ata viktima të një shpëlarjeje truri, apo pse shkruajnë kaq njëtrajtshëm gjëra të largëta me realitetin? Thënë shkurt, ne në Lindje jemi ndryshe nga ata në perëndim, kjo është temë edhe tek ne. Por kush e ka gabim, ne lindorët apo perëndimorët. Sa ndryshe jemi nga njëri-tjetri dhe pse?

Po, njerëzit në bllokun lindor janë rritur ndryshe nga ata në perëndim. Ata e dinin gjithmonë, se politika dhe mediat e tyre gënjejnë, sepse jetonin në diktaturë. Reflekset e tyre janë instinktivisht skeptike ndaj mediave dhe kritike ndaj qeverisë. Kjo është e kundërta e bindjes ndaj autoritetit, gjithmonë është në ajër dyshimi, se qeveria fsheh të vërteta, dhe se nga ajo mund të vijë rreziku. Njerëzit e durojnë me zhgënjim këtë, se nuk duan halle të tjera. Kjo funksionon për sa kohë teknikisht qeveriset mirë. Por kur qeveriset me inkompetencë, - si në rastin e imigrimit të pakontrolluar të qindra mijëra njerëzve nga vende dhe kultura të tjera, apo si në fazën e fundit të komunizmit, kur ekonomia falimentoi, - atëherë zemërimi rritet aq sa mund të shpërthejë.

Bota kuptohet nga mjedisi përreth

Për shkak se në Lindje gjithmonë është marrë me mend, se nga politika dhe mediat nuk informohesh me korrektesë, njerëzit informoheshin ndryshe, nga fqinji, miku, miku i mikut - në Lindje flitet shumë më tepër se në perëndim, se çfarë ndodh me të njohurit, dhe prej kësaj nxjerrin përfundime mbi realitetin. Ne e kuptojmë botën përmes asaj që ndodh në mjedisin tonë të afërt, dhe nuk pranojmë një narrativ interpretues „nga ata atje lart".

Kur një fëmijë ndodh të lëndohet nga migrantë në shkollë, apo kur gratë ngacmohen seksualisht, këto janë lajme që përhapen tek ne shpejt, edhe nëse nuk shfaqen në media. Dhe për këtë ne kemi një qëndrim të qartë, se nuk jemi ne problemi, por migrantët, dhe politikanët që i lanë ata të hyjnë në vend. Kjo vlen edhe kur ne mendojmë, se shumica e migrantëve realisht janë njerëz normalisht të mirë.

Perëndimorët dhe idealet e tyre

Përkundrazi perëndimorët e shohin botën në dritën e idealeve që iu mësuan nga mësuesit, politika dhe mediat. Aty nuk bëhet fjalë për realitetin, por si pasojë e vonë e lëvizjes së viteve 68, që e ndikoi gjatë perëndimin, por për „vlera". Të gjithë njerëzit janë të barabartë. Paragjykimet kundër njerëzve ndaj kulturave të tjera janë racizëm. Feja është problematike. Krenaria dhe dashuria për atdheun janë nacionalizëm.

Ne në Lindje mendojmë ndryshe për këtë: Njerëzit nuk janë të barabartë, dhe popujt e botës nuk janë „vëllezër". Politika nuk është asnjëherë „solidarizuese", por lufton për pushtet dhe interesa. Këto fraza ne i njohim nga parullat e diktaturës komuniste. Ne e dimë, se ato janë bosh. Njerëzit në Lindje interesohen për realitetin, ata në Perëndim duan ta përshtasin realitetin „vlerave" të tyre, dhe shpesh nuk e identifikojnë atë.

Në këtë kuptim gjermanolindorët dhe ngjarjet në Chemnitz tek ne interpretohen kështu: Lindorët kanë mbetur normalë, ata janë si ne. Prandaj ata kanë reaguar ndaj vrasjes së një qytetari, si do reagohej edhe tek ne - me zemërim dhe pa mirëkuptim për politikën.

Boris Kálnoky, lindur në vitin 1961, raporton si korrespondent nga Hungaria për media gjermane. Ai është autor i librit „Paraardhësit" (Droemer 2011), ku ai kërkon gjurmët e familjes së tij, mes tyre edhe ministrin e Jashtëm të perandorisë hungareze, Gustav Kálnoky.

 

Login to post comments