Mijëra persona dolën në rrugë për të sfiduar ligjin jopopullor që rrit moshën e largimit nga puna.
Qindra protestues u arrestuan nga policia në Rusi për pjesëmarrje në demonstratat kundër rritjes së moshës së pensionit, të organizuar nga opozita e Alexiei Navalny.
Lajmi është raportuar nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Ovd-Info.
Sipas aktivistëve, 58 u arrestuan në Ekaterinburg, 43 në Omsk, 28 në Krasnodar, 24 në Shën Petersburg, 20 në Tver, 17 në Ufa, 14 në Khabarovsk, 13 në Tomsk, 10 në Novosibirsk, 9 në Moskë dhe 9 në Chelyabinsk.