Sulmon njerëzit me thikë dhe shufër hekuri, 7 të plagosur në Paris

Hënë, 10 September 2018 08:57

Shtatë persona janë plagosur në Paris, 4 në gjendje të rëndë, pas një sulmi me thikë dhe shufër hekuri nga një person. 

Sulmi ndodhi pak para orës 23:00, në distriktin 19 të kryeqytetit francez. Agresori, i cili mësohet se është nga Afganistani, u arrestua disa orë më vonë nga policia. Incidenti aktualisht nuk është duke u trajtuar si një sulm terrorist.

Burri fillimisht ka goditur me thikë dy burra dhe një grua pranë kinemasë MK2 në Quai de Loire, përgjatë kanalit Ourcq, thonë raportet. Dëshmitari okular Youssef Najah, 28 vjeç, tha se po ecte pranë kanalit kur pa një njeri që vraponte dhe mbante një thikë rreth 25-30 cm të gjatë.

“Kishte rreth 20 njerëz që e ndiqnin atë dhe filluan të hedhin topa në drejtim të tij. Rreth katër ose pesë topa e goditën në kokë, por ata nuk ishin në gjendje ta ndalonin”, shtoi ai.

Login to post comments