Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pasi një makinë u fut në një shesh të mbushur me njerëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kinën Jugore, ndërsa mësohet se shoferi i makinës më pas ka sulmuar njerëzit me thikë, duke kërkuar "hakmarrje" ndaj shoqërisë për dënimet e mëparshme penale, tha qeveria kineze, shkruan Reuters.
Qeveria tha se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në provincën Huan.
Siç raportojnë mediat, për autorin e ngjarjes është bërë i ditur vetëm mbiemri Yang, një person me rekorde të mëparshme kriminale dhe i dënuar për drogë, vjedhje dhe sulme ndaj personave.
Autoritetet thanë se Yang është arrestuar, por ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.