Një person i veshur si muzikant mariaçi ka vrarë të paktën tre persona në Meksikë dhe plagosi 7 të tjerë.
I armatosuri hapi zjarr në një rrugë në Plaza Garibaldi, një atraksion i madh turistik i mbushur me bare mariaçi, tha policia.
Ai më pas u largua nga vendi i ngjarjes me motoçikletë. Plaza Garibaldi kufizohet me zonën famëkeqe të Tepito, shtëpia e bandës së dhunshme të drogës La Union.
Në Tepito ka pasur një valë dhune gjatë muajit të fundit pasi u arrestua udhëheqësi i dyshuar i bandës, Roberto Moyado Esparza ose El Betito.
Numri i vrasjeve në qytet është rritur që nga viti 2014.
Më shumë se 200,000 njerëz janë vrarë ose janë zhdukur që nga dhjetori i vitit 2006, kur qeveria e Meksikës shpalli luftë kundër krimit të organizuar.
Meksika përjetoi vitin e saj më të dhunshëm më 2017 me më shumë se 25.000 vrasje, sipas shifrave zyrtare.