‘America First’/ Trump, i vendosur të vazhdojë betejën tregtare ndaj Kinës

Diel, 16 September 2018 10:27

Presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend aspak të tërhiqet, përkundrazi do të vijojë me planet e tij për të vendosur tarifa të reja mbi importet kineze me një vlerë prej rreth 200 miliardë dollarësh, siç raportoi të shtunën “Wall Street Journal”.

Lëvizja e tij pritet të vijë pavarësisht se të dyja palët po përgatiten të zhvillojnë bisedime të reja mbi mosmarrëveshjet tarifore. Javën e kaluar, Trump u tha reporterëve se një lëvizje e tij do të realizohet “shumë shpejt”. “WSJ” citoi burime të paidentifikuara por me njohuri mbi këtë çështje, që thonë se niveli i tarifave me shumë gjasë do të përcaktohet në 10 për qind, ndryshe nga 25 përqindëshi i njoftuar më herët gjatë vitit.

Dy qeveritë dhe njëkohësisht dy ekonomitë më të fuqishme të botës kanë vendosur deri më tani tarifa prej 25 për qind mbi një sërë mallrash importi nga secila palë me një vlerë prej 50 miliardë dollarë.

Pekini, gjithsesi, ka publikuar listën e radhës me produkte amerikane prej 60 mld dollarë, si shenjë hakmarrjeje nëse Trumpi do të zbatojë kërcënimin për tarifat e reja që praktikisht do të mbulonin të gjitha importet kineze në SHBA.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walters refuzoi të komentonte mbi kohën e njoftimit të mundshëm të tarifave, por tha se “presidenti ka qenë i qartë prej fillimit se ai dhe administrata e tij do të vazhdojë të ndërmarrin veprime për të adresuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës”. “Ne inkurajojmë Kinën të adresojë këtë shqetësim të ngritur prej një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara”, vijoi më tej ajo.

Ministria e Jashtme kineze njoftoi të enjten se ishte ftuar për të zhvilluar bisedime të reja. Të dërguarit nga të dyja vendet u takuan për herë të fundit më 22 gusht në Uashington, por nuk shënuan asnjë progres.

Pekini ka refuzuar presionin nga SHBA për të tërhequr mbrapsht planet e udhëhequra nga shteti për zhvillimin e kampionëve globalë kinezë në robotikë, inteligjencë artificiale dhe fusha të tjera të ngjashme.

Uashingtoni, Europa dhe partnerë të tjerë tregtarë thonë se planet në fjalë shkelin angazhimet e Kinës për hapje të tregtisë. Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar gjithashtu se kjo mund të shkatërrojë rolin udhëheqës industrial të Shteteve të Bashkuara. TCH

Modifikuar më Diel, 16 September 2018 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...