×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestohet kirurgu dhe e dashura e tij. Dehnin, drogonin dhe përdhunonin femra

E mërkurë, 19 September 2018 18:23

Një kirurg nga Kalifornia në SHBA dhe e dashura e tij janë akuzuar për dy sulme seksuale dhe hetuesit dyshojnë se mund të ketë edhe gra të tjera që mund të jenë viktima të abuzimit.

Grant William Robicheaux 38 vjeç dhe Cerissa Laura Riley 31 vjeç, sulmuan seksualisht dy gra të cilat i njohën në një bar dhe në një restorant në vitin 2016.

Prokurorët amerikanë thënë për BBC se në telefonat e të pandehurve kanë gjetur mijëra video të viktimave të abuzimeve të çiftit amerikan. Hetuesit po përpiqen të identifikojnë gratë që shfaqen në video.

“Besojmë se të pandehurit shfrytëzonin paraqitjen e tyre të jashtme të mirë për t’iu afruar grave.

Ka disa video ku gratë dukeshin të ishin shumë të dehura dhe të pafuqishme për të reaguar ndaj abuzimeve seksuale të të pandehurve.

Bazuar në këto prova, besojmë se mund të ketë shumë gra të abuzuara që nuk janë të identifikuara“, thonë autoritetet amerikane.

Hetuesit thonë se çifti amerikan i drogonte ose i detyronte gratë të konsumonin sasi të mëdha alkooli për t’i dehur, dhe më pas shkonin në apartamentin e kirurgut, ku dhe i sulmonin seksualisht.

Deri tani, dy prej grave kanë pohuar se ishin takuar me dy të pandehurit dhe ishin droguar prej tyre, e më pas ishin abuzuar.

Grant William Robicheaux dhe Cerissa Laura Riley akuzohen për përdhunim dhe përdorim të drogës.

auto kirurgu1537370437 696x391

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...