Selfie-t me bikini dhe ajo qe konsiderohet si përdhosje e strukturave të shenjta të ishullit i kanë detyruar autoritetet e Balit të vendosin rregulla të reja për turistet e parehatshme.
Parajsa mbi tokë e Indonezisë, siç e quajnë disa, po mësyhet turistë të “një cilësie të dobët”, përkufizimi i përdorur nga autoritetet.
Mungesa e respektit e treguar nga perëndimoret sidomos në tempujt e shenjtë ka ngjallur indinjatën e vendasve. Këta tempuj përfaqësojnë anën shpirtërore të Balit, Kulturën dhe traditën e tij, tha zëvendësguvernatori Cok Ace.
Gjatë javëve në vazhdim, sipas tij, do të kenë një rivlerësim të sistemit qe I lejon te huajt te shëtisin në objektet e shenjta të pashoqëruar.
Do ketë po kështu masa edhe për raste si ai i një turisteje që pozoi me bikini përpara një tempulli të lashtë ndërsa dukej sikur po bënte yoga. Bali është kthyer vitet e fundit në një destinacion tmerrësisht popullor dhe vetëm vitin e kaluar tërhoqi më shumë se 5 milionë vetë.
Shumica e vizitorëve i drejtohen ishullit edhe per shkak te ishujve të tij të veçantë hindu. Por Indonezia ndërkohë ka ligje të rrepta blasfemie dhe me turistët që do të shkelin rregullat këtej e tutje, do të merret policia.