×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndryshime radikale në sistemin e emigracionit në Itali

Saturday, 22 September 2018 12:53

Italia ndodhet në prag të një ndryshimi radikal në sistemin e emigracionit e në të drejtën e marrjes së nënshtetësisë italiane për shtetasit e huaj.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ditën e hënë (22 shtator) do të prezantojë në Këshillin e Ministrave dekret ligjin e ri mbi Sigurinë dhe Emigracionin, i njohur si dekreti Salvini.

Ky dekret deri më tani ka shkaktuar tension brenda ekzekutivit Conte, por me sa duket ministri i Brendshëm ka mundur të bindë aleatët e tij e në orët e ardhshme Italia pritet të ketë një normativë të re ligjore në të drejtën e azilkërkuesve, emigracionit e nënshtetësisë italiane.

Pas mbylljes së porteve e largimit nga Mesdheu të anijeve të organizatave humanitare kjo është masa e dytë shtrënguese e ndërmarrë nga Ministri i brendshëm italian në politikat e emigracionit.

Për kritikët e kundërshtarët e tij politikë, një dekret i tillë sjell rrezikun e një kolapsi të brendshëm e shndërrimin e Italisë në një "shtet lager", e me shpresën se Presidenti italian Sergio Mattarella nuk do ta firmos kurrë këtë dekret ligj.

Po cfarë parashikon "Dekreti Salvini"?

Dekreti Salvini përmban 15 nene të ndarë në 5 kapituj ku tre të parët mbulojnë normativën e emigracionit e nënshtetësisë, kapitulli i 4 ka të bëjë me dispozitat gjyqësor, ndërsa kapitulli i fundit me treguesit financiarë.

Neni i parë dhë më i kritikuar i këtij dekreti vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të vecantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të  rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore.

Ndryshim do të ketë dhe kohëzgjatja deri në riatdhesim. i qëndrimit në kampe të emigrantëve klandestinë. Nëse deri më sot detyrimi i qëndrimit në këto kampe është 90 ditë, me dekretin Salvini afati i detyrimit të qëndrimit të tyre bëhet 180 ditë.

Sistemi i strehimit të azilkërkuesve do të reduktohet duke u limituar vetëm për refugjatët që kanë marrrë të drejën e mbrojtjes ndërkombëtare apo për emigrantët minorenë të pashoqëruar.

Të gjitha komuanve italiane do t'u hiqen fondet e sporteleve informative për emigrantët me programet përkatëse për t'i ardhur në ndihmë azilkërkuesve.

Dekreti Salvini parashikon heqjen e statusit të refugjatit për të gjitha ata emigrnatë që kryejnë vepra penale si dhunë sekesuale, prodhim e trafik droge, grabitje e dhunim të pronës private, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit.

Ky dekret parashikon ndryshime dhe në normativën e së drejtës së marrjes së nënshtetësisë italiane. Për pasardhësit e emigrantëve italianë jashtë territorit të vendit, e drejta e nënshtetësisë bëhet subjekt i disa kufizimeve , gjithashtu zgjerohen kushtet e të gjithë atyre që kërkojnë nënshtetësi italiane për motive martese apo për vendbanim.

Sipas ministrit të Brendshëm italian, aplikimi i këtyre normave të reja në sistemin e emigracionit do t'i sjell shtetit italian një kursim prej 1.5 miliardë euro.

Login to post comments