×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Papa nderon viktimat e okupimit sovjetik dhe nazist në Lituani

Diel, 23 September 2018 14:31

Papa Françesku ka nderuar ata që kanë vuajtur dhe kanë vdekur në Lituani gjatë okupimit sovjetik dhe nazist, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në këtë shtet të Baltikut.

Papa nderoi hebrenjtë që u ekzekutuan ose u dërguan në kampet e përqendrimit gjatë okupimit trevjeçar nazist dhe lituanezët që u dëbuan ose u shtypën gjatë pushtimin prej pesë dekadash të Bashkimit Sovjetik.

“Gjeneratat më të hershme ende kanë plagët e periudhës së okupimit, ankthin e atyre që u deportuan, pasigurinë e atyre që kurrë nuk u kthyen, turpin e atyre që ishin informatorë dhe tradhtarë”, tha Papa para një turme prej dhjetëra mijëra njerëzish në kryeqytetin e Lituanisë.

Më herët gjatë ditës, Papa Françesku ka vizituar një lagje ku kanë jetuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Muzeun e Okupimeve dhe Luftërave për Liri, muze që është i vendosur në ndërtesën ku më parë ka qenë KGB-ja. Ky muze i kushtohet krimeve të kryera gjatë regjimit sovjetik.

Ndërkaq, në ditën e parë të vizitës në Lituani, Papa ka paralajmëruar kundër forcave politike që dëshirojnë të zhdukim kulturat tjera dhe i ka bërë thirrje këtij vendi që të përdorë dekadat e okupimit nga sovjetikët dhe nazistët si bazë për të luftuar joteleancën në botë.

Lituania, Letonia dhe Estonia ishin pjesë e Perandorisë Ruse për një periudhë të shkurtër kohore. Këto shtete kanë qenë nën sundim sovjetik dhe kanë shpallur pavarësinë 100 vjet më parë.

Këto shtete të Baltikut u okupuan nga Bashkimi Sovjetik më 1940 dhe nga Gjermania në vitet 1941 deri më 1944.

Tri shtetet shpallën pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik dhe më 1991 u anëtarësuan në Bashkimin Evropian, ndërkaq më 2004 u bën anëtare të NATO-s.

Sipas Vatikanit, rreth 80 përqind e popullsisë në Lituani janë katolikë. Letonia, ndërkaq, është me shumicë luteriane, përderisa Estonia ka një numër të vogël të besimtarëve katolikë, rreth 5 mijë.

Më 1993, Papa John Paul II kishte vizituar këto tri shtete të Baltikut.

Login to post comments