×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SHBA i kërkon Iranit 'të shohë' veten në pasqyrë"

Hënë, 24 September 2018 11:11

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i ka bërë thirrje Iranit “të shikojë në pasqyrë”, për shkaqet e sulmit në një paradë ushtarake, që ka lënë të vdekur 25 persona të shtunën.

Haley ka thënë se presidenti iranian, Hassan Rohani “ka shtypur njerëzit e tij për një kohë të gjatë”.

Ajo është përgjigjur ndaj kritikave të ashpra të Rohanit kundër SHBA-së, të cilën e ka akuzuar për mundësim të kryerjes së sulmit.

Dy grupe të ndara kanë pretenduar të kenë realizuar të shtënat, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka ofruar të dhëna.

Katër persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj trupave të Gardës Revolucionare në qytetin jugperëndimor Ahvaz, duke lënë të vdekur 25 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë që kanë ishin duke shikuar paradën.

Një nga viktimat ka qenë një vajzë katërvjeçare.

Grupi Arab, Rezistenca Kombëtare e Ahvazit dhe militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë pretenduar se janë përgjegjës për vrasjet.

Presidenti iranian ka akuzuar SHBA-në së bashku me shtetet e Gjirit Arab për kryerje të sulmit.

Mirëpo SHBA-ja ka kundërshtuar një gjë të tillë duke dënuar “çdo sulm terrorist”, derisa një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka cilësuar akuzat si “të pabaza”.

“Njerëzit në Iran janë duke protestuar, çdo shumë e parave që arrin në Iran, shkon për ushtrinë e tij, ai ka shtypur popullatën për një kohë të gjatë dhe duhet të shikojë drejt vetes për të kuptuar se prej nga vjen”, ka thënë Haley për CNN.

“Ai mund të na fajësojë neve. Mirëpo çfarë duhet të bëjë ai është të shikojë veten në pasqyrë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Login to post comments