×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sulmi me 29 të vrarë gjatë paradës ushtarake në Iran, publikohet videoja që pretendohet se tregon paralajmërimin e bërë nga ISIS

Hënë, 24 September 2018 11:35

Një video që po qarkullon në mediat sociale pretendon të tregojë tre nga katër sulmuesit e akuzuar për kryerjen e një sulmi terrorist vdekjeprurës ndaj një paradë ushtarake iraniane.

Ndonëse mediat si CNN shkruajnë se nuk mund të verifikojnë vërtetësinë e videos, agjencia e lajmeve e lidhur me ISIS, Amaq tha se videon e bëri dhe e publikoi të dielën, një ditë pas sulmit që vrau 29 vetë dhe plagosi 70 të tjerë.

Videoja tregon tre burra duke folur para një kamere, brenda një automjeti.

Siç thuhet më tej, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk përmend drejtpërdrejt sulmin e së shtunës në Ahvaz, Iran, dhe as nuk thonë se po veprojnë në emër të ISIS-it, organizatë e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por nuk ka ofruar dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Sipas mediave, dy nga burrat në video flasin arabisht dhe i treti flet Farsi.

“Me vullnetin e Zotit, unë do të vdes”, thotë burri që flet Farsi, duke pretenduar një “operacion guerilas shumë të fortë”, i cili do të shkatërrojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Media shtetërore njoftoi se të katër sulmuesit u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë të shtunën pasi hapën zjarr në paradën.

Kishte konfuzion të dielën rreth asaj se kush e kreu sulmin.

Ndërkohë, të dielën, presidenti iranian Hassan Rouhani fajësoi “mercenarë të huaj” të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për sulmin – një akuzë që ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e hodhi poshtë.

https://twitter.com/twitter/statuses/1043936927571939328
Login to post comments