×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Parlamenti i Suedisë i shpreh mosbesimin kryeministrit Löfven, popullistët mund te ndihmojne konservatoret

Tuesday, 25 September 2018 15:45

Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven humbi votëbesimin në Parlament. Se kush do të jetë në të ardhmen kryeministri i ri është e pasigurt. Populistët e djathtë mund t'i ndihmojnë konservatorët për të ardhur në pushtet.

Dy javë pas zgjedhjeve, një shumicë në Parlamentin e Suedisë i hoqi besimin kryeministrit Stefan Löfven. Konservatorët dhe populistët e djathtë votuan në Stokholm së bashku për mocionin. Një votim i tillë është i zakonshëm pas zgjedhjeve parlamentare. Löfven-i që qeveris që prej katër vjetësh tani do të japë dorëheqjen, megjithatë do ta drejtojë si komisar qeverinë, derisa të jenë mbyllur me sukses bisedimet e koalicionit të ri.
Zëdhënësi i Parlamentit Andreas Norlen, posti i të cilit i përgjigjet atij të Presidentit të Parlamentit, duhet të konstatojë tani në biseda me kryetarët e partive, se cili nga kandidatët ka shans më të madh që të formojë një qeveri, e cila të mbështetet nga parlamenti.
Të dyja blloqet politike duan të formojnë qeverinë, por asnjëri prej tyre nuk ka shumicën në Reichstag. Aleanca kuq-e gjelbër nën Löfven ka vetëm një mandat më shumë se aleanca qytetare e katër partive. Prandaj populistët e djathtë DemokratëtESuedisë kanë një rol kyç.
Kandidati kryesor i aleancës, Ulf Kristerson, gjithmonë e pati refuzuar një bashkëpunim me populistët e djathtë. Por pa votat e tyre ai nuk mund të bëhet kryeministër. Populistët e djathtë, nga ana tjetër, janë treguar të gatshëm që ta zgjedhin Kristerssonin, me kusht që të kenë ndikim në politikën e ardhshme qeveritare.
Për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, konservatorët mundën ta imponojnë kandidatin e tyre, sepse për Norlén votuan edhe DemokratëtESuedisë. Löfven ka edhe më tej shans që të zgjidhet sërish kryeministër. Por për këtë ai duhet të bindë partinë e Qendrës që të kalojë në kampin e tij. Këtë deri tani ai nuk e ka arritur.

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 15:47
Login to post comments