Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Tuesday, 25 September 2018 18:28

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte i drejtë. Presidenti Trump, rikonfirmoi gjithashtu me forcë qëndrimin e tij në favor të sovranitetit dhe kundër pakteve ndërkombëtare që sipas tij janë në dizavantazh të Shteteve të Bashkuara. Ai foli për çështjen e tarifave si dhe vlerësoi arritjet e administratës së tij.

Presidenti Trump, denoncoi “regjimin brutal” të Iranit dhe udhëheqësve të tij që ai tha se nuk respektojnë kufijtë apo sovranitetin e vendeve të tjera.

“Muajin e fundit, ne filluam të modifikojmë sanksionet e forta që ishin hequr në bazë të marrëveshjes për Iranin dhe do të vendosim sanksione të reja”.

Ai u kërkoi vendeve të tjera të bashkëpunojnë për të izoluar Iranin dhe regjimin e tij.

Zoti Trump tha se në më pak se dy vjet administrata e tij ka realizuar më shumë se pothuajse “çdo administratë në historinë e vendit tonë”.

“Shtetet e Bashkuara janë më të forta, më të sigurta dhe më të pasura se sa ishin kur unë mora detyrën më pak se dy vjet më parë”, tha ai.

Nga arritjet ai përmendi përmirësimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut dhe dobësimin e ISIS-it.

Por Presidenti Trump, ripërsëriti vizionit e tij për të vendosur patriotizimin, mbi globalizmin, duke goditur me forcë organizma si Organizata Botërore e Tregëtisë dhe OPAC-un dhe duke denoncuar tarifat e pafavorshme.

“Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera luajnë sipas rregullave. Këto vende përdorin planifikimin industrial të menaxhuar nga qeveria dhe ndërmarrje shtetërore për ta manipuluar sistemin në favor të tyre”, tha ai.

Ai vlerësoi rëndësinë e Kombeve të Bashkuara, por tha se SHBA nuk do të kontribuojë më shumë se 25 përqind në buxhetin paqeruajtës së OKB-së. Gjatë gjithë fjalimin, Presidenti Trump përsëriti tema që përputhen me vizionit e tij me fokus tek Amerika, duke e vendosur theksin tek sovraniteti dhe interesat e amerikanëve.

Login to post comments