Helmetkaltërit e OKB-së - Aq të nevojshëm dhe të kontestuar

E mërkurë, 26 September 2018 09:13

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkoi dje forcimin e misioneve të paqeruajtësve në botë. Ka 70 vjet që OKB organizon misionet paqeruajtëse në 125 vende të botës. Ndërkohë në OKB ka dilemë për UNMIK. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, mbajti të martën një fjalim në takimin e nivelit të lartë për "peacekeeping", paqeruajtjen, ku i bëri thirrje vendeve të mbështesin misionet. Ka 70 vjet që OKB organizon misionet paqeruajtëse në 125 vende të botës. Vitet e fundit është rritur numri i paqeruajtësve që kanë humbur jetën në misione, dhe Gueterres kërkoi një minutë heshtje për nder të tyre. Vitin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm thirri në jetë iniciativën "Aksion për ruajtjen e paqes”, një angazhim për reformimin e departamentit të OKB-së që merret me misionet dhe interpretimin më të gjerë të rekomandimeve nga Raporti Cruz, që kërkon rritjen e forcës së OKB. "Paqeruajtësit hasin sfida të shumëfishta, procese paqeje që kanë ngecur, terrorizëm ndërnacional dhe krim të organizuar. Por ato përballen me një sfidë gjithëpërfshirëse: hendekun që ekziston midis aspiratave dhe realitetit”, tha Gueterres.

Çfarë duhet bërë?

Rifokusim i paqeruajtjes me kërkesa më realiste, forcim i misioneve duke i bërë më të sigurta dhe mobilizimi i mbështetjes politike për të arritur zgjidhje. Forcat duhen trajnuar më mirë dhe pajisen më mirë. 146 vende kanë nënshkruar deklaratën për ndarjen e angazhimeve të operacioneve paqeruajtëse. Mes nënshkruesve është edhe Shqipëria. Misionet paqeruajtëse mund të kryhen vetëm nëse fuqitë e mëdha bien dakord çfarë duhet bërë. Disa misione janë kthyer të përjetshme. Ka raste kur paqeruajtësit janë akuzuar pës abuzime seksuale. Megjithatë UN ka pasur suksese në kalimin nga luftërave civile në paqe në disa vende si Mozambik, Kamboxhia, Guatemala dhe Taxhikistan. Mbështetësi numër një i OKB është SHBA, e cila në kohën e Trumpit ka kërkuar të ulë financimin pikërisht për misionet paqeruajtëse. SHBA jep 22 përqind të buxhetit të OKB. Këshilli i Sigurimit aprovoi javën e kaluar një rezolutë që mbështet aksionet e OKB kundër paqeruajtësve që dështojnë në mbrojtjen e civilëve, përfshirë kthimin e tyre në shtëpi dhe mospagimin e qeverive të tyre. OKB ka 96 mijë paqeruajtës në 14 misione. Buxheti i misioneve arrin në 7,3 miliardë dollarë në vit.

UNMIK dhe dilema

Kursimi i parave është një argument i fortë për mbylljen e misionit të OKB në Kosovë. Autoritetet kosovare, por edhe disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë kërkuar mbylljen e misionit. Vende të tjera janë kundër dhe misioni vazhdon me detyrën e nxitjes së paqes, stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Por autoritetet vendore thonë se misioni e ka kryer punën dhe se nuk ka më detyra të qarta. 55 paqeruajtës kanë humbur jetën në Kosovë që kur misioni filloi më 10 qershor 1999 me rezolutën 1244 të Këshilli të Sigurimit. Sot misioni ka në bazë 349 persona me një buxhet vjetor 38 milionë dollarë. Aida Cama DW

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 09:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...