Disa ditë pasi një përdoruese, raportoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes në Facebook dhe kompania i dërgoi një mesazh duke e falenderuar që bëri “gjënë e duhur”.
“Ne fshimë postimet madje edhe grupin”, i tha ekipi mbështetës i Facebook.
Por, asnjëra nga këto nuk ndodhi. Postimet dhe grupi qëndruan në Facebook. Facebook tani por shqyrton një gabim potencial në sistemin e përdorur për të moderuar përmbajtjen e dëmshme.
“Ne po hetojmë këtë çështje dhe do t’ju informojmë sa më shpejt të mundemi”, tha kompania për BBC.
Defekti bën që përdoruesve t’u dërgohet një mesazh ku iu thuhet se përmbajtja që ata kanë raportuar është hequr, kur në fakt stafi i Facebook ka vendosur se duhet të qëndrojë në internet.
“Është një shkelje e madhë e besimit”, tha Brandie Nonnecke, përfaqësues i Qendrës për Kërkime Teknologjike.
Sa i madh është ky problem në sistemin e tyre?
Facebook tha se nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej kësaj pyetjeje. BBC njoftoi Facebook mbi çështjen të dielën. Pas tre ditësh, kompania nuk ka qenë në gjendje të ofrojë një shpjegim.