Belgjika do padisë Google për zbulmin e bazave ushtarake

Premte, 28 September 2018 22:23

Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës, duke u thirrur në sigurinë kombëtare, do të padisë “Google”-n sepse nuk kanë mjegulluar pamjet satelitore të lokacioneve ushtarake në vend.

Informacionin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, raportuan mediat belege.

Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë kërkuar nga Google që në programet e saj Google Maps dhe Google Earth të mjegullojë lokacionet si Shtabi i Përgjithshëm i NATO-s në Bruksel, bazat ajroe Kleine-Brogel dhe centralet bërthamore Doel dhe Tihange.

Më tej theksuan se kjo kërkesë i është bërë “Google”-s dy vite më parë dhe akoma nuk është përmbushur.

Login to post comments