Media e njohur austriake “Der Standard” ka zbuluar një detaj të ardhjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, njëherësh udhëheqja më e dalluar e Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe opozitarja maqedonase OBRM-PDUKM e Hristijan Mickovskit, e cila nuk mbështet referendumin e 30 shtatorit për ndryshimin e emrit.
“Bile, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kanë fluturuar drejt Shkupit. Ministri i BE-së, Gernot Blümel, vizitoi të enjten Maqedoninë. Merkeli duhet t’i ketë kërkuar OBRM që të mos dalë hapur për bojkotin. Pas erës së ish-kryeministrit Nikola Gruevski, OBRM është e ndarë rreth kësaj çështjeje. Disa në parti – pikërisht ndaj atyre që ka ecuri penale për shpërdorim detyre dhe korrupcion – shpresojnë që referendumi të dështojë dhe të mundin të fitojnë amnistinë,” shkruan “Der Standard”.
Si figurë properëndimore në partinë e OBRM-PDUKM njihet ish-ministri i Jashtëm, Nikola Popovski, shkruan albinfo.ch.