×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Indonezi, rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti

Hënë, 01 October 2018 18:38

Niveli i shkatërrimit në qytetin indonezian të Palu-së pas tërmetit dhe tsunamit të fuqishëm që e goditën të premten, po shfaqet gjithmonë e më qartë me kalimin e orëve.

Të paktën 832 janë tani vdekjet e konfirmuara, një bilanc që sërish nuk është ai përfundimtar e pritet të rritet ndjeshëm pasi ekipet e shpëtimit të mbërrijnë në zonat thellë, ku nuk kanë hyrë ende. Autoritetet kanë nisur t’i vendosin viktimat në varre masive nga frika e përhapjes së sëmundjeve. Me dhjetëra vetë mendohet të jenë ende të gjallë nën gërmadha.

Në Palu, punonjësit e ndërhyrjes se shpejte po presin mbërritjen e makinerive të rënda për të kërkuar në rrënojat e një hoteli dhe një qendre tregtare.

Pasi lëkundjet e tokës që nuk kanë reshtur në zonë, e kanë vështirësuar së tepërmi punën e tyre duke ua shtuar edhe rrezikun. Linjat e komunikimit janë dëmtuar dhe prania aq e nevojshme e këtyre makinerive është e ulet, nuk kemi mjaftueshëm pajisje për numrin e madh të ndërtesave të shembura, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të katastrofave natyrore.

Një paralajmërim për tsunami u lëshua të premten pasi tërmetit me magnitude 7,5 sipas shkallës rihter. Lëkundjet e dhunshme të tokës u pasuan nga dallgë 6 metra të lartë që u përplasen me forcë në breg duke shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara. Presidenti indonezian Joko Widodo e vizitoi personalisht rajonin e prekur me kërkesën që përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve të vazhdojnë pa reshtur ditë dhe natë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...