×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Hapet aeroporti i 100-të i Indisë, ja pse është cilësuar ‘mrekulli inxhinierike’

Hënë, 01 October 2018 19:07

Aeroporti i 100-të i Indisë, i përuruar nga kryeministri Nerendra Modi në shtetin verior të Sikkimit, është cilësuar padyshim si një nga më të bukurit në botë.

I pozicionuar rreth 60 km nga kufiri me Kinën, aeroporti ndodhet në malet Himalaje në një lartësi prej 1400 metra mbi nivelin e detin dhe shtrihet mbi një sipërfaqe në më shumë se 201 hektarë.

Aeroporti, i cilësuar si një ‘mrekulli inxhinierike’ është i rrethuar nga lugina të thela në të dy skajet e pistës me gjatësi prej 1.75 km. Topografia e vështirë dhe kushtet atmosferike armiqësore e bënë këtë projekt 9-vjeçar sfidues dhe emocionues në të njëjtën kohë.

Inxhinierët thanë se sfida kryesore, por jo vetëm ishte kalimi i mjeteve në rrugët e ngushta malore. Terreni kodrinor dhe sizmizmi i lartë ishin disa nga sfidat e tjera me të cilët u përballën inxhinierët gjatë ndërtimit të këtij aeroporti.

Fluturimet do të nisin operimin më 4 tetor të këtij viti. Aeroporti pritet të nxisë rritjen e turizmit në Sikkim, që është edhe ‘shtëpia’ e një numri të madh malesh, akullnajave si dhe liqeneve.

Kostoja e kësaj vepre kap vlerën e 68.7 milionë dollarë. Ndërkohë, pasuria e tij reale është peizazhi i jashtëzakonshëm i Himalajeve, një panoramë që ofron një gamë të gjerë imazhesh mahnitëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...