×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Melania Trump nis vizitën në Afrikë

Tuesday, 02 October 2018 16:27

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka arritur në kryeqytetin e Ganës, Akra, në një udhëtim që e ka nisur e vetme, në katër shtete afrikane.

Në këtë udhëtim ajo do të fokusohet në promovimin e kujdesit shëndetësor dhe programet e edukimit, të cilat financohen nga organizatat e huaja amerikane.

Ajo do të vizitojë edhe Keninë, Malavin dhe Egjiptin, duke synuar forcimin e lidhjeve diplomatike.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe këtyre shteteve janë përkeqësuar në muajin shkurt, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur termin “ndyrësirë” për të përshkruar kombet afrikane.

Prandaj, vizita e zonjës Trump në këtë kontinent është konsideruar pozitive për të anashkaluar thellimin e ndasive.

Ajo po ashtu pritet të promovojë iniciativën e saj, e cila synon të luftojë ngacmimet dhe përkrah jetesën e shëndetshme.

Para se të niste vizitën, Trump ka thënë se me kënaqësi do të niset drejt “katër vendeve të bukura dhe shumë të ndryshme në Afrikë”.

“Ajo është e interesuar për Afrikën sepse nuk ka qenë kurrë atje dhe e di se secili shtet do ta ketë kulturën dhe historinë e saj të veçantë”, ka thënë drejtorja e saj për Komunikime, Stephanie Grisham.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...