×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bosnje, protestë kundër ndërtimit masiv të hidrocentraleve

Tuesday, 02 October 2018 16:36

Dashamirë të kanotazhit nga e gjithë bota u mblodhën të hënën në lumin Vrbas të Bosnjes për të protestuar kundër ndërtimit në masë të hidrocentraleve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Veprimtarët thonë se ndërtime të tilla kërcënojnë të shkaktojnë dëme të pariparueshme të mjedisit.

Aktivistët në Bosnje prej vitesh po bëjnë fushatë kundër planeve për të ndërtuar dy hidrocentrale të reja në lumin Vrbas. Dy objektet janë pjesë e një rrjeti të planifikuar prej gati 3 mijë hidrocentralesh në të gjithë Ballkanin Perëndimor, një rajon i njohur si "Zemra Blu" e Evropës për lumenjtë e saj të pastër.

Rreth një e treta e këtyre hidrocentraleve parashikohet të ndërtohen në zona të mbrojtura turistike, sipas një studimi të organizatave RiverWatch dhe EuroNatur.

Autoritetet dhe investitorët i shohin hidrocentralet si një zgjidhje pa ndotje dhe si alternativë ndaj formave të tjera të energjisë. Ata thonë se kjo do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të arritur objektivat e energjisë së rinovueshme të caktuara nga Bashkimi Evropian, ku këto vende përpiqen të anëtarësohen.

Por veprimtarët thonë se digat do të shterrojnë lumenjtë që përdoren nga komunitetet vendëse për ujë të pijshëm, bujqësi, peshkim dhe turizëm si dhe do të shkatërrojnë habitatin e specieve të rralla, si salmoni i Danubit apo rrëqebulli i Ballkanit.

Një studim i fundit tregon se në një të tretën e Ballkanit lumenjtë janë në gjendje natyrore të pacenuar në krahasim me pjesën tjetër të Evropës ku ato janë shkatërruar në shumicën e tyre, thotë Gabriel Schwaderer, kreu i organizatës EuroNatur.

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 16:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...