Fatkeqësitë natyrore vazhdojnë të godazin Indonezinë (Video)

E mërkurë, 03 October 2018 16:30

Fatkeqësitë natyrore vazhdojnë të godasin Indonezinë, pas shpërthimit të vullkanit e “Mount Soputan” në ishullin e Sulawesit vetëm pak ditë pasi një cunami shkatërrues, i shkaktuar nga një tërmet masiv, që goditi ishullin duke vrarë qindra persona.

Pas muajsh të aktivitetit të rritur sizmik, vullkan Soputan përfundimisht shpërtheu të mërkurën në mëngjes, duke dërguar një re hiri deri në 4.000 metra në ajër.

Komunitetet që banojnë brenda një rrezeje prej 6.5 km të vullkanit po këshillohen të qëndrojnë larg zonës për shkak të kërcënimeve të mundshme të rrjedhës së llavës dhe rreziqeve nga retë e hirit.

Banorët që zgjodhën të qëndrojnë në afërsi të Soputanit po udhëzohen të veshin maska ​​fytyre për të mbuluar hundën dhe gojën, në mënyrë që të shmangin problemet e frymëmarrjes.

Login to post comments