Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë në Beograd nga data 6 deri më 8 tetor.
Në njoftimin e NATO-s thuhet se Stoltenberg do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren e këtij vendi, Ana Bërnabiq.
"Më 8 tetor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do t'i bashkohet presidentit të Republikës së Serbisë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve të emergjencës civile "SRBIJA 2018", të bashkorganizuara nga Qendra Euro-Atlantike për Bashkërendimin e Reagimit ndaj Fatkeqësive dhe Ministria e Brendshme e Serbisë", thuhet në njoftimin e NATO-s.
Stoltenberg po ashtu do t'i adresohet një konference të organizuar nga Forumi i Sigurisë në Beograd.